Primaret e Berishës, Tritan Shehu: Ky proces i jep garanci të madhe fitores

by admin
Spread the love

Deputeti i PD për qarkun e Gjirokastrës, Tritan Shehu në një lidhje direkte për MCN TV ka folur për procesin e primareve për zgjedhjen e kandidatëve në garën e 6 marsit.

Shehu tha se ky proces solli për herë të parë transparencë, që më parë nuk ishte aplikuar në asnjë strukturë politike.

Deklarata e Shehut:

“Të gjithë i njohën një për një kandidatët, çdo qytet, secili banorë më transparencë më askush s’di të ketë pasur, këtë përfaqësojnë njerëzit që i zgjodhën, ata nuk janë emëruar apo caktuar, por ata janë bërë më votat e njerëzve, janë zgjedhur në mënyrë demokratike, transparente, dhe kjo i jep garanci të madhe këtij procesi, jep shprese për rezultatin, motivon strukturat e PD, dhe ofron më shumë me fitoren, Kjo praktikë po përdoret për herë të parë në PD.”-tha ai.

You may also like