Prilli shënon muajin e dhjetë ku shitjet e makinave të reja evropiane pësojnë rënie

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Numri i makinave të reja të shitura në Evropë pësoi një rënie për të dhjetin muaj radhazi, pasi problemet e zinxhirit të furnizimit vazhdojnë të kenë ndikim të madh në prodhimin e veturave, treguan të mërkurën të dhënat e industrisë, shkruan Reuters.

Numri i automjeteve të reja të regjistruara në Bashkimin Evropian, Britani dhe Shoqatën Evropiane të Tregtisë së Lirë (EFTA) në prill u ul me 20.2% nga viti në vit, treguan të dhënat nga shoqata e prodhuesve të makinave në rajon (ACEA).

Të katër tregjet kryesore të Bashkimit Evropian – Spanja, Italia, Gjermania dhe Franca – kontribuan në rënie, shtoi ACEA.

Problemet e zinxhirit të furnizimit, lufta në Ukrainë e disa kufizime anti-COVID kanë kontribuar që shitja e makinave të vazhdojë të bjerë.

Rruga Press

You may also like