Prezantuesja amerikane vrau veten pasi gjeti të brendshmet ‘e huaja’ në shtëpinë e sapo-blerë me të fejuarin (fotot)

by admin
Spread the love

Prezantuesja e dashur amerikane Neena Pacholke raportohet se ka vrarë veten pasi u nda nga i fejuari disa javë para datës që kishin caktuar për martesën, teksa mediat raportojnë se një episod i fundit tradhtie i kishte ‘vënë kapakun’ prishjes së çiftit.

Britanikja DailyMail shkruan se ndarja erdhi pas një historie dy vjeçare ku nuk mungonin konfliktet, konsumi i alkoolit dhe zhurmat për tradhti.

Në një prej rasteve Neena i kishte thënë një mikeshës së saj që një herë kur ishte kthyer në shtëpinë ku jetonte me të fejuarin Kyle Haase, kishte gjetur një palë të mbathura që nuk ishin të saj.

Pacholke u gjet dje e vdekur në shtëpinë $390,000 që ajo dhe Haase kishin blerë në Wausau, Wisconsin. Policia konfirmoi se prezantuesja e lajmeve kishte vrarë veten.

Një shoqe e saj e shqetësuar kishte thirrur numrin e emergjencës 911 duke i kërkuar policisë të kontrollonin për shëndetin e gruas, por kur mbërritën ata ishte tepër vonë.

27 vjeçarja Pacholke dhe 38 vjeçari Haase, kishin blerë shtëpinë vetëm para një muaji.

Kur u kontaktua nga DailyMail.com, babai i dy fëmijëve mbylli menjëherë telefonin, shkruan gazeta.

Miqtë e Pacholke thonin se ajo ishte gjithmonë më e përkushtuar në marrëdhënien e tyre.

Neena dyshonte gjithmonë se Kyle, i cili punonte me shitjet në ‘Imperial Industries’, ishte në kontakt me një ish-të dashur.

Kyle i kishte thënë një miku se ish-e dashura i kishte dërguar një foto nudo, dhe se dëshironte që ‘trupi i Neena të ishte si i saji’.

“Nuk dua të shkoj në shtpëpi te Neena, e vetmja gjë që ftitoj prej saj është ulje taksash pasi rroga e saj është vetëm $47,000 në vit”.

Çifti kishin prenotuar të martoheshin më 12 tetor në rezortin meksikan Playa Del Carmen, Mexico ku dhomat kushtojnë $550 nata.

Prinderit e Neena thanë në një intervistë se ajo vuante nga çrregullime tw vogla mendore të cilat po i kuronte dhe se kishte qenë dy herë në spitalin psikiatrik.