Prezantuesit britanik i grabisin Rolex-in $20,000 në sulmin me hanxhar në mes të Londrës (fotot)

by admin
Spread the love

Prezantuesi i njohur britanik Aled Jones thotë se ka mbetur i tmerruar nga grabitja e orës së tij 17,000 paundëdhe Rolex në një sulm barbar me hanxhar, teksa ishte me të birin e tij në Londër.

52 vjeçari Aled, dhe i biri Lucas, 18, mbetën të shokuar nga sulmi pranë shtëpisë së tyre në qendër të Londrës, edhe pse kishin dorëzuar menjëherë orën për të shmangur përleshjen me grabitësin e frikshëm.

Prezantuesi i programit muzikor ‘Songs of Praise’ u shënjestrua për orën e tij luksoze Rolex Daytona, modeli që është bërë objekt sulmesh të tjera në të njëjtën zonë muajt e fundit.

Një mik i prezantuesit tha për mediat: “Ndodhi në një zonë kryesore të Londrës. Aled është i shokuar pasi ndodhi aq shpejt se akoma nuk e kupton sesi ka ndodhur. Grabitësi e kërcënoi me hanxhar duke i kërkuar Rolex-in. Aled nuk rezistoi fare pasi arma fatale po i valëvitej në fytyrë. Sulmuesi mori orën dhe u largua”.

“Aled ishte i tronditur por më pas u qetësua”.

Prezantuesi ishin duke shëtitur në zonën jugperëndimore të qendrës së Londrës me dy djemtë e tij kur ndodhi sulmi.

Gruaja e tij e 22 viteve, Claire —trapeziste cirku— dhe bija e çiftit Emilia, 21 vjeçe për fat nuk ishin me pjesën tjetër të familjes.

Aled, nga Bangor i Uelsit, u bë i famshëm prej moshës 14 vjeçare, kur luajti në filmin e Krishtlindjeve ‘The Snowman’, (Plaku i dëborës) në vitin 1985.

Në moshën 16 vjeçare ai ishte kthyer në këngëtar me gjashtë milionë disqe të shitura, dhe performanca të famshme.

Edhe bija e tij Emilia po rritet si aktore me role në filmat CODA dhe serialin Locke & Key.

Statistikat tregojnë se 6,109 ora luksi janë grabitur në Londër vemët vitin që shkoi, nga rreth 15,058 të grabitura në të gjithë Britaninë.

Ekspertët thonë se orat shiten më pas për rreth 40 përqind të çmimit në tregun e zi.

Policia e Londrës tha për rrjetin The Sun: “Një 16-vjeçar është arrestuar për grabitjen por mohon sulmin. Ai do të dalë në gjyq javën që vjen”.