Prezantohet Haaland: Për një fëmijë është diçka e madhe të ndjekë gjurmët e babait

by admin
Spread the love

Erling Haaland ishte prezent në hapjen e sezonit të Manchester City dhe përshëndeti tifozët e tij të rinj:

“Është shumë bukur të jem këtu, bashkë do të argëtohemi. Pritshmëritë e mia për këtë sezon janë që të përshtatem sa më shpejt me skuadrën dhe shokët. Pastaj sigurisht që do të argëtohemi, sepse kur argëtohem bëj gola dhe fitoj ndeshje.

Manchester City është një skuadër fantastike, për mua është më e veçantë, sepse edhe babai im ka luajtur këtu për disa vite. Për një fëmijë është diçka e madhe të ndjekë gjurmët e babait.

Kundër kujt mezi pres të luaj? Manchester United”, ka thënë sulmuesi norvegjez, që këtë verë u bashkua me kampionët e Anglisë. / Oversport.tv

Foto: Manchester City Twitter

You may also like