Prestigjiozja gjermane lëshon “bombën”, futbollisti i PSG-së dështon vizitat mjekësore me Milanin

by admin
Spread the love

Nordi Mukiele ishte një nga objektivat e Bajernit këtë merkato dimri, por duket se mbrojtësi i PSG-së kishte bërë një zgjedhje tjetër surprizë.

Kjo është ajo që raporton “Kicker”, me 26-vjeçarin që ishte pranë një kalimi te Milani.

Gjithashtu, sipas prestigjiozes gjermane, francezi kreu dhe vizitat mjekësore me kuqezinjtë, por ato dështuan.

Gjithsesi “Milan News” raporton se ky lajm ndoshta nuk është i vërtet, pasi një emër si Mukiele do të bënte bujë nëse do të ishte pranë kalimit te “Djalli”, por tashmë është parë që çdo gjë mund të ndodhë në botën e transferimeve.

PANORAMASPORT.AL

You may also like