Presim mbështetje në rrethin e dytë edhe nga opozita shqiptare – Shqip

by admin
Spread the love

Në emisionin Ora e Parë në Klan Maqedoni, zëdhënësja e LSDM-së, Bogdanka Kuzeska tha mes tjerash se pret mbështetje nga gjitha partitë shqiptare në rrethin e dytë për presidencialet, në pyetjen se a pret edhe nga opozita shqiptare përkrahje ajo tha se:

”Pse jo, doktor Taravari është edhe kandidat për kryetar, ai ka thënë se Pendarovski ka qenë kryetari më i mirë që ka pasur Maqedonia e Veriut. Këto janë fjalët e tij dhe unë besoj se ende mendon kështu, pra mendoj që do i rikujtoj fjalët, sepse ndryshe nuk do të ishte korrekt. Pra shumica e partive shqiptare mendojnë që BE-ja është perspektiva e gjithve dhe presim përkrahje” – tha zëdhënësja e LSDM-së, Kuzevska. /tvklan.mk/

You may also like