Presim lajme të mira në fillim të vitit 2024 për negociatat me BE-në – Shqip

by admin
Spread the love

Ministri i Punëve të Jashtme, Igli Hasani ka renditur arritjet e diplomacisë shqiptare për 2023 dhe prioritetet për 2024. Në një konferencë për mediat, ministri Hasani është shprehur se përsa i përket negociatave me Bashkimin Evropian, Shqipëria pret lajme të mira në fillim të vitit 2024.

Gjatë fjalës së tij, ministri Hasani ka deklaruar se një nga prioritetet kyçe të 2024-ës është edhe konsolidimi i mëtejshëm i bashkëpunimit me diasporën.

Igli Hasani: Diplomacia shqiptare në 2023, periudhë e paprecedentë arritjesh dhe suksesesh. Në tre vitet e fundit, Shqipëria rol të dorës së parë në forumet më të larta të politikës ndërkombëtare. Mandati në KS, na u dha në një kohë jo të lehtë për politikën ndërkombëtare. Megjithatë ia dolëm të kemi një performancë dinjitoze e të respektuar. Falë kësaj performance, ne gëzojmë sot respektin dhe admirimin e partnerëve. Kandidaturat e Shqipërisë për KDNJ dhe UNESCO u mbështetën masivisht, rival kishim Rusinë. Në 2023 kishim një progres të ndjeshëm në procesin e integrimit europian. Puna e Shqipërisë në këtë drejtim është vlerësuar si një model suksesi për gjithë rajonin.

Shqipëria është sot gati për Konferencën e Dytë Ndërqeveritare. Negociatat me BE, presim lajme të mira në fillim të vitit 2024. Bashkëpunimi me faktorin shqiptar në rajon, tjetër arritje për vitin që po lëmë pas. Konsolidimi i mëtejshëm i bashkëpunimit me diasporën, prioritet kyç për 2024. Shqipëria krenohet me rritjen kontributit të saj në proceset rajonale. Presidencat e nismave që marrim në 2024, do të ndihmojnë në thellimin e bashkëpunimit dhe integrimin rajonal. Diplomacia ekonomike, në fokus të prioriteteve të MEPJ për 2024. Shërbimi i Jashtëm do të punojë për të tërhequr sa më shumë projekte e investime. Do punojmë për të promovuar sa më mirë mundësitë që ofron Shqipëria. Po punojmë për projektimin e rrjetit të atasheve tregtarë dhe themelimin e Këshillit të Eksporteve. Ristrukturimi i Shërbimit të Jashtëm, po ashtu një nga prioritetet tona për 2024.

/tvklan.al

You may also like