Presidentja Osmani me vajzat në koncertin e Jehona Sopit, zbulon cila këngë iu pëlqeu më shumë (VIDEO)

by admin
Spread the love

Të premten që lam pas, këngëtarja e njohur, Jehona Sopi, kishte koncertin e saj recital “Jehonë”.

Ndër të pranishmit në këtë koncert, ishte edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani, bashkë me dy vajzat e saj, përcjell Klankosova.tv.

E pyetur nga Prive se cila ishte kënga që i pëlqeu më së shumti në koncert, Osmani, duke thënë se është shumë e vështirë, e zgjodhi një.

“Është vështirë me zgjedhë vetëm një, natyrisht që kënga e fundit “Sot mos thuaj jo”, ndoshta edhe për shkak se vajzat e mia vallëzuan shumë me të, sonte na kënaqi më së shumti, por të gjitha janë më të vërtetë të jashtëzakonshme”, u shpreh presidentja Osmani.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.

You may also like