Presidenti i ri, Bamir Topi: E diskutojmë kot, Rama tallet e bën sarkazëm

by admin
Spread the love

Ish presidenti, Bamir Topi ka folur mbrëmjen e sotme në një emision televiziv mbi debatin e negociatave që pritet të mbahen ndërmjet palëve politike për zgjedhjen e presidentit.

Topi tha se opozita aktuale, nuk kishte asnjë mundësi për të qenë vendimmarrëse në gjendjen ku ndodhej aktualisht, duke shtuar se të dy palët po shkonin drejt greminës. Ndërsa shtoi se kyreministri, Edi Rama kishte të drejtë të merrte çdo lloj vendimi për zgjedhjen e presidentit, sa kohë i kishte votat e duhura për ta zgjedhur.

“Ajo opozitë nuk ka shanse të jetë vendimmarrëse në asgjë. Nuk është puna të shohim se çfarë do ndodhë, por çfarë po ndodh aktualisht. Të dy palët po shkojnë drejt greminës. Kur ti po shkon me vullnet drejt greminës çfarë pret nga palët e tjera?

Rama ka gjithë të drejtën e Zotit ta zgjedhë burrë apo grua, ta zgjedhë edhe të ndërmjetëm. Unë e thashë këtë për të thënë se i gjithë diskutimi ishte i kotë. Kudo që shkoj nëpër studio ma bëjnë këtë pyetje. Problemi është që të gjithë po e diskutojnë kot sepse ai në fund të 24 orëshit fillon dhe tallet e bën sarkazëm. Ai thotë vazhdoni flisni ju, sepse asnjëherë nuk e ka pasigurinë për zgjedhjen e presidentit, pasi i ka 71 vota në Kuvend” – u shpreh ish presidenti.

You may also like