Presidenti i Empolit: Emocion i madh të shoh Asllanin të luajë në Champions

by admin
Spread the love

Kristjan Asllani, një tjetër lojtar i Empolit ka bërë një hap të madh në karrierë, pasi është blerë nga Interi disa ditë më parë.

Ish-presidenti i tij, Fabrizio Corsi ka treguar për takimin me babain e mesfushorit, që ka kaluar gjithë karrierën e tij tek Empoli, pasi ka luajtur me skuadrat e të rinjve të klubit toskan që nga mosha 8 vjeçare.

“Pak ditë më parë takova babain e Asllanit. Ishte shumë i lumtur, por edhe i vinte keq që largohej nga realiteti ynë, ku bënte pjesë që 8 vjeç. U ndamë me emocion.

Tani Kristjan duhet të tregojë se është i denjë për Interin. Do të jetë një emocion i madh ta shoh të luajë në Champions League. Më kujtohet babai im që solli Benito Lorenzi tek Empoli dhe më pas e çoi tek Interi”, ka thënë presidenti i Empolit. / Oversport.tv

You may also like