Presidenca shqiptare e Këshillit të Sigurimit, debat të nivelit të lartë! Në fokus siguria dhe Ukraina

by admin
Spread the love

Presidenca Shqiptare e Këshillit të Sigurimit pritet të organizojë ditën e sotme një nga sesionet më të rëndësishme me temë “Respektimi i qëllimeve dhe parimeve të Kartës së OKB-së nëpërmjet multilateralizmit: Ruajtja e paqes dhe sigurisë së Ukrainës”.

Debati i Hapur i Nivelit të lartë do të kryesohet nga kryeministri Edi Rama me pjesëmarrjen e Presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky dhe 50 krerëve të shteteve. Lajmi është konfirmuar nga Ministria e Punëve të Jashtme.

Debati i hapur i nivelit të lartë synon të trajtojë implikimet e agresionit të Rusisë kundër Ukrainës në lidhje me multilateralizmin bazuar në të drejtën ndërkombëtare, duke përfshirë Kartën e Kombeve të Bashkuara, dhe të marrë në konsideratë të gjitha përpjekjet e nevojshme kolektive për të përforcuar rendin e bazuar në rregulla ndërkombëtare dhe për të forcuar multilateralizmi. Në një kohë kur rendi shumëpalësh i bazuar në respektimin e ligjit ndërkombëtar sfidohet seriozisht nga një luftë agresioni, liderët pritet të mblidhen së bashku dhe të përsërisin rëndësinë e mbështetjes së Kartës për të promovuar dhe mbrojtur multilateralizmin efektiv”- thuhet në shënimin krahas njoftimit për sesionin e sotëm.

Ky takim synon të nxisë nevojën për të punuar së bashku për të parandaluar shkeljet e ardhshme të së drejtës ndërkombëtare dhe për të promovuar zgjidhjen paqësore të konflikteve përmes mjeteve diplomatike dhe dialogut.


Top Channel

You may also like