Prekaj thotë se propozimi i Macronit për një “union të ri politik” është sinjal për Serbinë

by admin
Spread the love

Donika Prekaj, studente e masterit në Studime Evropiane në Francë, ka folur për propozimin e presidentit Emmanuel Macron për krijimin e një organizate të re politike dhe evropiane për të bashkuar vendet që ndajnë vlerat e BE-së, që nuk janë pjesë e bllokut.

Prekaj, në Info Magazine në Klan Kosova, ka thënë që ky propozim i Macronit është një ritheksim ose një shprehje ndryshe që i thërret të gjitha vendet për respektim të vlerave evropiane.

“Më shumë se një diskurs i ri unë mendoj që është një ritheksim ose një shprehje ndryshe që i thërret të gjitha vendet për respektim të vlerave evropiane. Macron në fjalimin e tij, e cek poashtu që nuk do të thotë patjetër që ka me qenë lehtësim për integrim, sepse dihen parakushtet teknike në nivel evropian; por më shumë është një përafrim i bisedës që jemi pro vendeve që ndajnë të njëjtat vlera evropiane”.

Tutje Prekaj thotë që Kur Macron e përmend integrimin e mundshëm të Ukrainës, ai thekson që e mirëpresim propozimin e Unionit Evropian për emërim.

“Por, dihet që rruga nuk do të jetë më e shkurtër i ka parasysh edhe në mandatin e mëhershëm e ka ritheksuar në secilin rast që nevoja në të vërtetë është për reforma brenda unionit evropian për lehtësimin e mekanizmave të mundshëm për integrim. Ai flet që emërimi është i mirëseardhur por asgjë nuk ka ndryshuar tek parakushtet teknike,  te standardet dhe të gjitha hapat dhe mekanizmat e tjerë evropianë”.

Për cilin vend është sinjali më i fortë sa i përket kësaj nisme?

“Kur Macron i adresohet vendeve të Ballkanit, jo domosdoshmërisht i drejtohet një vendi, mendoj që lufta në Ukrainë i ka qit në pah edhe shumë linja tjera që duhet mu përcjell në vijën e vlerave evropiane. Këtu mendoj që Kosova e ka bërë të qartë ku qëndron krahas këtyre zhvillimeve të luftës së Ukrainës. Theksi është që thirrja i bëhet vendeve që nuk e përkrahin luftën në Ukrainë dhe që nuk i kanë konkretizuar sanksionet është e dukshme që sinjali është për Serbinë”, tha ajo.

 

You may also like