Prej sot çmime të kufizuara të pemëve dhe perimeve, ja sa do shiten domatet, specat, fasulja

by admin
Spread the love

Në Maqedoninë e Veriut prej sot hyn në fuqi vendimi qeveritar për kufizimin e çmimeve me pakicë të pemëve dhe perimeve.

Nga sot kilogrami domate të freskëta mund të shitet maksimumi 70 denarë për kilogram, kastravecat e freskëta deri në 75 denarë për kilogram, kilogrami qepë deri në 60 denarë, kilogrami lulelakër deri në 70 denarë. Një kilogram speca jeshil i freskët deri në 90 denarë, një kilogram fasule deri në 75 denarë, një kilogram banane deri në 70 denarë, një kilogram portokall deri në 55 denarë, një kilogram mandarina deri në 60 denarë dhe kilogrami i limonit deri në 55 denarë.

Çmimet më të larta të këtyre produkteve në tregtinë me pakicë do të aplikohen edhe në tregjet e gjelbra nga data 5 prill 2023 deri më 30 prill 2023 dhe vendimi hyn në fuqi ditën e publikimit në gazetën zyrtare”, njoftoi Qeveria.

Së fundmi, përfaqësues të qeverisë bënë me dije se çmimet e ngrira kufizojnë fitimet e pritshme të tregtarëve, por se ata nuk do të operojnë me humbje, sepse edhe në çmimet e ngrira parashikohet marzh fitimi. Siç thanë ata, me disa nga këto produkte marzhet shkuan deri në 250 për qind.

Inspektorati Shtetëror i Tregut njoftoi se do të ketë kontrolle edhe në tregjet e gjelbra dhe theksoi se deri më tani kanë kryer mbi 1800 kontrolle inspektuese, në të cilat në disa raste kanë konstatuar shkelje të vendimit, për të cilat kanë shqiptuar gjoba në shuma prej mbi 2,5 milionë denarë.

You may also like