Preferohet nga klube angleze dhe spanjolle, mesfushori i Bajernit flet për të ardhmen

by admin
Spread the love

Xhoshua Kimish pëlqehet nga emrat e mëdhenj anglezë dhe spanjollë, si dhe nga PSG-ja, me futbollistin që mund të largohet nga Bajern Mynih në seksionet e ardhshme të transferimeve.

Megjithatë, nuk do të jetë e lehtë të plotësohen kërkesat financiare të bavarezëve që duan të paktën 50 milionë paund për të lënë të lirë mesfushorin gjerman. Një shumë e tillë konsiderohet e lartë, por kontrata që skadon më 30 qershor 2025 mund të ulë kërkesat e klubit.

“Unë në fakt fokusohem vetëm te Bajerni. E ardhmja ime nuk ka qenë fare temë diskutimi këto ditë”, tha Kimish në një intervistë

PANORAMASPORT.AL

 

You may also like