PRAGË – Zeman: Ndihma për Ukrainën të ketë përparësi mbi interesat ekonomike

by admin
Spread the love

PRAGË, 12 dhjetor /ATSH-DPA/ – Presidenti çek, Milos Zeman, është shprehur pro ndihmës ushtarake të vendit të tij për Ukrainën.

Në një intervistë me radion publike çeke, ai theksoi se ”nuk është vetëm Ukraina që kërcënohet nga pushtimi i Rusisë”.

”Në një situatë të tillë, shqetësimet ekonomike duhet të bien në plan të dytë dhe ndihma për Ukrainën nuk duhet të minohet”, shtoi Zeman.

Në muajt e fundit, ka pasur protesta të përsëritura në qytetet çeke kundër ndihmës intensive ushtarake të qeverisë për Ukrainën, shoqëruar me çmimet e larta të energjisë dhe ushqimeve.

Protestuesit kërkuan një qëndrim më neutral nga vendi anëtar i NATO-s dhe kritikuan disa politikanë të qeverisë si mbështetës të presidentit rus, Vladimir Putin.

Zeman nuk pajtohet me mendimin se ,,qeveria çeke është shumë e përfshirë me Ukrainën”./  /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like