PRAGE – Të paktën 15 të vrarë dhe 30 të plagosur nga të shtënat në universitetin e qytetit

by admin
Spread the love

PRAGE, 21 dhjetor /ATSH-ANSA/ – Disa njerëz u vranë dhe dhjetëra u plagosën në një të shtëna të enjten në Universitetin e Pragës, sipas policisë çeke.

I dyshuari është “eliminuar”, thanë zyrtarët.

Policia nuk dha detaje për viktimat apo rrethanat e të shtënave në kryeqytetin çek. Ata thanë se oficerët u vendosën për shkak të të shtënave në një shkollë në sheshin Jan Palach.

Policia këshilloi njerëzit në zonë të mos dilnin jashtë dhe tha se evakuimet ishin duke u zhvilluar.

Ministri i Brendshëm çek Vit Rakusan tha për televizionin publik çek se ”personi që hapi zjarr kishte vdekur”.

Rakusan tha se nuk kishte asnjë vrasës tjetër në vendngjarje dhe se nuk kishte rrezik të mëtejshëm të afërt, por u kërkoi njerëzve të bashkëpunonin me policinë.

”Fakulteti i filozofisë i Universitetit Charles, i vendosur në shesh, u evakuua”, theksoi kryebashkiaku i Pragës Bohuslav Svoboda. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like