PRAGË – Republika Çeke i premton Ukrainës më shumë helikopterë dhe municione

by admin
Spread the love

PRAGË, 7 korrik /ATSH-DPA/ – Republika Çeke ka planifikuar t’i dërgojë Ukrainës më shumë helikopterë nga rezervat e saj ushtarake.

Kryeministri çek, Petr Fiala njoftoi ndihmën e fundit ushtarake për Ukrainën pas takimit me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, në Pragë.

Zelensky falënderoi Republikën Çeke për mbështetjen ndaj vendit të tij, gjatë pushtimit ushtarak në shkallë të plotë të Rusisë.

Republika Çeke i dhuroi Ukrainës helikopterë tip “Mi-24” të projektuar nga sovjetikët, më shumë se një vit më parë.

Gjithashtu, Fiala tha se qindra mijëra fishekë municionesh të kalibrit të madh do të viheshin në dispozicion të Ukrainës, në muajt e ardhshëm.

Fiala tha se Republika Çeke do të ndihmojë gjithashtu në trajnimin e pilotëve ukrainas për përdorimin e avionëve luftarakë të avancuar amerikanë F-16, duke ofruar simulatorë fluturimi.

Zyrtarët çekë dhe ukrainas nënshkruan gjithashtu një marrëveshje për prodhimin e përbashkët të armëve nga kompanitë çeke dhe ukrainase.

Zelensky mbërriti dje në Pragë në një vizitë të paparalajmëruar dyditore. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like