Prag derbi: Pioli i beson stolit, pritet rotacion kundër Interit në Kupë

by admin
Spread the love

Të dyja ekipet e mbyllën me barazim javën e 27-të të Serie A ku Milani u ndal nga Udinese ndërsa Interi nga Genoa. Megjithatë, tashmë të dy ekipet e Milanos janë fokusuar te ndeshja e radhës dhe ajo është “Derby della Madonnina” në Kupën e Italisë.

Pioli kërkon të mposhtë sërish Interin pas derbit të fundit dhe gjithashtu kërkon të përfitojë nga “thatësira” e golave që po kalojnë zikaltrit. Megjithatë, në këtë sfidë, tekniku kuqezi po mendon për një “turnover” në ekip ku do të ketë ndryshime shumë të rëndësishme në formacionin startues.

Pioli po e përgatit këtë ndeshje pa dy mungesat e sigurta, Sandro Tonali dhe Zlatan Ibrahimovic. Kështu që ndryshimet e para nisin në mesfushë. Pritet të rikthehet titullar, Ismael Bennacer që do ta ndajë repartin e tij me një midis Krunic dhe Kessie.

Nga ana tjetër, një prej këtyre dy të fundit do të zhvendosen të pozicionin e trekuartistit për të zëvendësuar Brahim Diaz që do të lihet pushim. Mbetet i pazëvendësueshëm Leao në krahun e majtë, ndërkohë që hapësirë për Salemakers në linjën e djathtë të sulmit.

Nuk përjashtohet mundësia që edhe Calabria të lihet në stol për derbin e Milanos me Florenzin që është gati për një fanellë titullari. /oversport.tv

You may also like