Postimi i gabuar i Chelsea-t, ngatërron Juven me Udinesen

by admin
Spread the love

Një postim i Chelsea-t në rrjetet sociale ka ngjallur reagime të shumta të tifozëve. Mund të jetë një gabim njerëzor ose një zgjedhje e diskutueshme e menaxherit të rrjeteve sociale të klubit londinez.

Publikimi në Twitter, në fakt, u bë për të ngrohur tifozët në kuadër të miqësores që do të luhet të premten, më 29 korrik, në Friuli, mes Udineses dhe Chelsea-t. Ky është mesazhi: “Të gjitha informacionet që ju nevojiten në funksion të udhëtimit tonë në Itali për t’u përballur me Udinesen!”

Informacion krejtësisht i gabuar, duke qenë se nën këtë mesazh shfaqet një video për të treguar lojën mahnitëse të bluve ndaj … Juves!

Është më e habitshme është se (rreth një orë pas postimit) mes komenteve të shumta kuptohet që shumë pak e kanë kuptuar gabimin. Vetëm më të vëmendshmit shkruajnë: “Flisni për Udinesen dhe postoni një video të parëndësishme kundër Juventusit”.

Gjithsesi, disa mund të zemërohen për faktin se nuk do ta shohin Chelsea-n të luajë kundër Bonuccit, Locatellit dhe Cuadrados, sipas videos së bashkangjitur. Njohuri të dobëta të futbollit italian? Megjithatë nuk mungojnë ish-futbollistëve Serisë A që janë pjesë e Chelsea-t: nga Koulibaly te Ampadu, nga Thiago Silva te Emerson Palmieri, nga Jorginho te Marcos Alonso…


Top Channel

You may also like