Postimi i fundit i ushtarakes modele, të gjetur e vdekur pas ditëlindjes së të bijës (fotot)

by admin
Spread the love

Rreshterja amerikane Michelle Young, 34 vjeçare, raportohet se ka vrarë veten pas një postimi prekës për dirtëlindjen e 12-të të bijës së saj Gracie.

Ushtarakja që ishte dhe modele e njohur stërvitjeje e mirëqenieje në rrjet, besohet se ka vrarë veten disa ditë pas urimeve prekëse për të bijën në rrjetet sociale.

Kolegia e saj veterane e luftës në Afganistan, Sarah Maine, jepte lajmin duke shkruar: “Shoqja jonë e mirë dhe atletja Michelle nuk është më me ne pas vetëvrasjes”,

“Michelle ishte një shpirt i mrekullueshëm, shoqe e dashur, nënë, ushtare dhe provë se askush nuk i njeh problemet që mund të jetë duke kaluar dikush apo djajtë që mund të jetë duke luftuar”.

Ushtria ende nuk ka komentuar për shkaqet e mundshme të ngjarjes por një seri vetëvrasjesh të ushtarakëve amerikanë janë raportuar rregullisht nga mediat, të lidhura kryesisht me abuzime fizike apo seksuale mes rradhëve të efektivëve.

Bija e Young, Maine shkruante se nëna ishte e gjithë jeta e saj. Në urimet që Young bënte për ditëlindjen e të bijës, e ndjera shkruante në rrjetin: “Gëzuar ditëlindjes vajzës më të ëmbël që kam njohur, vajzës më të fortë, të zgjuar, punëtore e inteligjente, pjesa më e bukur e jetës time ishte të isha nëna jote”.

Lajmi i vdekjes soli reagime të shumta nga miqtë e Young, e cila kishte shërbyer dy misione në Afganistan, i fundit në 2011. “Michelle ishte si një fëmijë për mua. Në flisnim shpesh për bijat tona dhe sesa ngjajnë ato me njëra tjetrën,” shkruante mikja Brianna Hasan.

E përditshmja DailyStar inkurajon njerëzit me mendime vetëvrasjeje të kërkojnë ndihmë te miqtë e familjarët ose te linjat e posaçme telefonike në vendet e tyre, si për shembull në Britani: Samaritans 116 123, email [email protected].