Portugezi shihet larg Romës, dy klube shfaqin interes për Renato Sanches

by admin
Spread the love

Olympiacos vazhdon përpjekjet konkrete për përforcim në merkato, konkretisht me Renato Sanches.

Mesfushori portugez vështirë se do të qëndrojë te Roma, ku është në huazim nga PSG dhe siç zbulon “Le Parisien”, për blerjen e tij kanë shfaqur interes Olympiacos dhe Besiktas.

Mesfushori portugez nuk pati atë ndikim që pritej te Roma, ku nën drejtimin e Mourinho ka luajtur vetëm nëntë ndeshje.

Sanches është një produkt i akademisë së Benfica dhe ishte një nga lojtarët më të mirë të skuadrës. Bayern Munich e transferoi për 35 milionë euro në vitin 2016. Më pas ai u huazua te Swansea dhe u shit te Lille për 20 milionë euro. Në vitin 2022 PSG e bleu për 15 milionë euro./ h.ll/abcnews.al

You may also like