PORTUGALI – Costa: Do të dërgojmë tanke Leopard 2 në Ukrainë

by admin
Spread the love

LISBONE, 4 shkurt /ATSH-DPA/ – Kryeministri portugez António Costa konfirmoi dorëzimin e tankeve kryesore të betejës Leopard 2 të vendit të tij në Ukrainë, por la të hapur numrin e saktë.

Vendi i tij është aktualisht në kontakt me Gjermaninë për riparimin e tankeve të saj Leopard, njoftoi të shtunën agjencia shtetërore portugeze e lajmeve Lusa.

“Ne jemi duke punuar për të qenë në gjendje të bëjmë pa disa nga tanket tona. Unë e di se sa tanke do të dërgohen nga ne në Ukrainë, por kjo do të njoftohet në kohën e duhur,” shtoi Costa, gjatë një vizitë në misionin ushtarak portugez në Republikën e Afrikës Qendrore.

Costa i tha televizionit shtetëror RTP se një datë e mundshme për vendosjen ishte shpallur në nivel evropian “deri në fund të marsit”.

”Kontaktet me Gjermaninë kanë të bëjnë me një operacion logjistik për të ofruar pjesë për të përfunduar riparimin e disa prej automjeteve luftarake që nuk ishin funksionale”, vazhdoi Costa. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Artikulli paraprakMOSKE – Rusia dhe Ukraina kryejnë shkëmbime të reja të burgosurish
Artikulli tjetërQeveria miraton 11 rregullore të reja

You may also like