POLONI – Trupat e NATO-s në manovrën më të madhe të gatishmërisë

by admin
Spread the love

POLONI, 4 mars /ATSH-DPA/- Rreth 20 000 ushtarë nga nëntë vende të NATO-s që transportonin tanke luftarake, transportues të personelit të blinduar dhe pajisje të tjera ushtarake kaluan sot lumin Vistula, si pjesë e manovrës së madhe të NATO-s për të testuar gatishmërinë e saj kundër Rusisë.

“Operacioni “Dragon 24″ u zhvillua në lumin më të gjatë të Polonisë pranë Kozenievos, i cili është rreth 100 kilometra në jug të Gdansk. Nga 20 000 ushtarë, 15 000 ishin nga Polonia”, thanë forcat e armatosura polake.

“Ne po tregojmë se çfarë aftësish kemi dhe po e kombinojmë këtë me vendosmërinë për t’i përdorur ato”, tha gjenerali i NATO-s, Gunnar Brügner.

“Kapërcimi i një trupi me ujë është një aftësi kyçe që i nevojitet një ushtrie për të sjellë përforcime në front”, tha Brügner.

“Dragon 24” është pjesë e operacionit më të madh të NATO-s të quajtur “Steadfast Defender”, i cili do të zgjasë rreth katër muaj dhe shtrihet nga Norvegjia deri në vende, si Rumania.

Aleanca e mbrojtjes ka mobilizuar rreth 90 000 ushtarë në total për manovrën.

“Steadfast Defender” është manovra më e madhe e NATO-s që nga Lufta e Ftohtë.

Lumi Vistula rrjedh nga malet në jug të Polonisë në Detin Baltik.

Sipas paralajmërimeve në rritje të zyrtarëve evropianë, Rusia mund të testojë solidaritetin e aleatëve të NATO-s në një moment te caktuar, në vitet e ardhshme.

Diskutimet rreth gatishmërisë së aleancës perëndimore në rast lufte mori më shumë vrull pas pushtimit të plotë të Rusisë në Ukrainë pak më shumë se dy vjet më parë. //a.i/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like