POLONI – Morawiecki: Nuk pendohemi për embargon ndaj Rusisë pavarësisht problemeve të qymyrit

by admin
Spread the love

VARSHAVË, 23 tetor /ATSH-PAP/-Kryeministri polak, Mateusz Morawiecki deklaroi se nuk i vjen keq për vendimin e shpejtë të qeverisë së tij për të vendosur një embargo ndaj importeve të qymyrit rus, pavarësisht nga problemet e shpërndarjes me të cilat po përballet Polonia tani.

Morawiecki e bëri deklaratën në portin e Gdansk, ku mori pjesë në një takim të Komitetit të Qymyrit.

Kryeministri Morawiecki tha se ai nuk ishte penduar për vendosjen e embargos menjëherë pasi Rusia vendosi të pushtonte Ukrainën.

“Ne treguam se solidariteti me luftën ndaj Ukrainës, e cila gjithashtu po lufton për sigurinë dhe paqen tonë, në të gjithë Evropën, nuk është një fjalë boshe”, tha Morawiecki.

Ai preku gjithashtu problemet me furnizimet dhe shpërndarjen e qymyrit që u shfaqën pas ndalimit të importeve të qymyrit rus. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like