POLONI – Morawiecki: Gjermania të mos frenojë sanksionet ndaj Rusisë, por të degjojë zërat e viktimave në Ukrainë

by admin
Spread the love

VARSHAVË, 4 prill /ATSH-DPA/- Kryeministri polak Mateusz Morawiecki akuzoi Gjermaninë se është “frena më e madhe” kur bëhet fjalë për sanksione të mëtejshme të BE-së ndaj Rusisë për pushtimin e saj në Ukrainë.

Edhe pse Gjermania i është bashkuar anëtarëve të tjerë të BE-së në vendosjen e sanksioneve ndaj Kremlinit në disa zona, ajo ka refuzuar kërkesat për një embargo ndaj importeve ruse të energjisë që ndihmojnë në nxitjen e ekonomisë gjermane.

Morawiecki i bëri thirrje kancelarit Olaf Scholz që të ndryshojë qëndrimin e tij ndaj sanksioneve.

“Nuk duhet të jenë zërat e kompanive gjermane, miliarderëve gjermanë, të cilët tani ndoshta po ju dekurajojnë nga veprimet e mëtejshme që duhet të dëgjohen me zë të lartë sot në Berlin, por është zëri i këtyre grave dhe fëmijëve të pafajshëm, zëri i atyre që janë vrarë, që duhet të dëgjohet nga të gjithë gjermanët dhe të gjithë politikanët gjermanë”, theksoi  lideri konservator në një konferencë shtypi në Varshavë.   /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like