POLONI – Morawiecki bën thirrje për reforma të gjera në BE

by admin
Spread the love

VARSHAVË, 10 gusht /ATSH-dpa/ – Kryeministri polak, Mateusz Morawiecki akuzoi BE-në për imperializëm në marrëdhëniet e saj me shtetet më të dobëta anëtare dhe bëri thirrje për reforma me ndikim të gjerë.

”Gjermania dhe Franca vlejnë më shumë se të gjithë anëtarët e tjerë”, thotë Morawiecki në një artikull për gazetën gjermane ”Die Welt”.

”Kështu që kemi të bëjmë me një demokraci formale dhe një oligarki de facto në të cilën pushteti është më i forti. Qëllimi është të mposhtet kërcënimi i imperializmit brenda BE-së”, tha Morawiecki.

”Reforma duhet të vendosë të mirën e përbashkët dhe barazinë në krye të parimeve të Unionit. Kjo mund të ketë sukses vetëm me një ndryshim të perspektivës. Janë shtetet anëtare dhe jo institucionet e BE-së që duhet të vendosin për drejtimin dhe prioritetet e veprimit të BE-së. Baza e bashkëpunimit duhet të jetë gjithmonë kërkimi i konsensusit, jo dominimi i më të fortëve”, shkruan Morawiecki.

Më herët, në një intervistë të botuar të hënën, Jaroslaw Kaczynski, kreu i partisë në pushtet në Poloni ”Ligj dhe Drejtësi” (PiS), bëri thirrje për riorganizimin e marrëdhënieve me BE-në në rast të fitores në zgjedhjet parlamentare polake të vitit të ardhshëm.

Sidoqoftë, reformat e diskutueshme gjyqësore në Poloni kanë tensionuar marrëdhëniet e Polonisë me pjesën tjetër të BE-së që prej disa vitesh tashmë.

Në një raport të publikuar pak javë më parë, Komisioni Evropian e konsideroi shtetin e së drejtës në Poloni të rrezikuar./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like