POLONI – Morawiecki: BE të jetë më e guximshme kundër Rusisë

by admin
Spread the love

VARSHAVË, 15 dhjetor /ATSH-AA/ – Kryeministri i Polonisë, Mateusz Morawiecki u bëri thirrje partnerëve të tyre të Bashkimit Evropian që të jenë më të guximshëm dhe të përdorin kundër Rusisë fuqinë ekonomike që kanë.

Morawiecki bëri vlerësime pas Samitit të Liderëve BE-Asociacionit të Kombeve të Azisë Juglindore (ASEAN) që u mbajt në Bruksel me rastin e 45-vjetorit të marrëdhënieve të ndërsjella.

“Në bisedimet e mbajtura u dënua agresiviteti i Rusisë ndaj Ukrainës”, tha Morawiecki duke shtuar se “Deklarimi se për çfarë është në të vërtetë ky agresion, është pjesë e rëndësishme e formimit të aleancave”.

“Gjatë kësaj kohe nuk ka patur bazë të përbashkët në nivel të BE-së. Për këtë arsye u bëj thirrje partnerëve tanë të BE-së që të jenë më të guximshëm dhe në vend të që ‘fshihen nëpër qoshe’ të përdorin në mënyrë të thjeshtë fuqinë ekonomike që ka BE-ja”, theksoi Morawiecki, duke nënvizuar se çmimet e energjisë dhe gazit natyror duhet të ulen sa më shumë të jetë e mundur.

Në kuadër të Samitit të Liderëve BE-ASEAN që u mbajt dje, u nënshkrua Marrëveshja e Partneritetit dhe Bashkëpunimit BE-Tajlandë dhe Marrëveshja e Partneritetit dhe Bashkëpunimit BE-Malajzi.

Marrëveshjet synojnë forcimin e dialogut politik në çështje të ndryshme si mjedis, energji, ndryshimi klimatik, transport, shkencë, teknologji dhe tregti./ /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like