POLONI – Ministri i Jashtëm: Prania e trupave të NATO-s në Ukrainë nuk është e paimagjinueshme

by admin
Spread the love

TIRANË, 9 mars /ATSH/- Prania e forcave të NATO-s nuk është e paimagjinueshme, unë e vlerësoi presidentin francez Emmanuel Macron i cili nuk e përjashtoi këtë ide, tha ministri i Jashtëm i Polonisë, Radek Sikorski, sipas AP.

Deklarata e Sikorski erdhi dje gjatë një diskutimi me rastin e 25-vjetorit të pranimit të Polonisë në NATO në parlamentin polak.

Kongresi i SHBA-së ka pezulluar ndihmën që Ukraina thotë se është e rëndësishme për të mbajtur larg rusët, duke ushtruar më shumë presion mbi Evropën për t’iu përgjigjur luftës që ka shkatërruar paqen në kontinent.

Muajin e kaluar, presidenti francez Emmanuel Macron tha se nuk mund të përjashtohej mundësia e dërgimit të trupave perëndimore në Ukrainë, një deklaratë që theu një tabu midis aleatëve dhe nxiti një zemërim mes udhëheqësve të tjerë.

Zyrtarët francezë më vonë u përpoqën të sqaronin deklaratën e Macron duke këmbëngulur në nevojën për t’i dërguar një sinjal të qartë Rusisë se ajo nuk mund ta fitojë luftën e saj në Ukrainë.

Kremlini ka paralajmëruar se nëse NATO dërgon trupa luftarake, një konflikt i drejtpërdrejtë midis aleancës dhe Rusisë do të ishte i pashmangshëm.

Presidenti rus Vladimir Putin tha se një veprim i tillë do të rrezikonte një konflikt bërthamor global. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like