POLONI – Duda: Dialogu me Rusinë nuk ka kuptim

by admin
Spread the love

VARSHAVE, 7 prill /ATSH-ANSA/- Dialogu me Rusinë nuk ka kuptim për momentin: i bindur për këtë është presidenti polak Andrzej Duda, sipas të cilit “duhet t’i paraqesim kushte shumë të rënda Vladimir Putinit dhe t’i themi nëse nuk i plotëson këto kushte, ne nuk kemi për çfarë të flasim.

I intervistuar ekskluzivisht nga CNN, Duda konfirmoi angazhimin e Polonisë ndaj Ukrainës, duke nënvizuar se “ne do t’i ofrojmë mbështetje vendimtare Ukrainës, do të rrisim regjimin e sanksioneve, sepse nëse zhvillojmë një dialog që nuk çon në asgjë, është thjesht një lojë për të blerë kohë nga Rusia”.

Në këtë kontekst, presidenti polak ka kërkuar sanksione të mëtejshme kundër Moskës dhe sektorit të saj energjetik, duke ankuar për varësinë e Evropës nga energjia ruse, e cila vazhdon edhe në dritën e sanksioneve gjymtuese në sektorë të tjerë.

“Rregjimi i sanksioneve duhet të forcohet. Unë nuk kam asnjë dyshim për këtë”, theksoi ai.

Sipas Duda, presidenti rus po përpiqet të destabilizojë Poloninë dhe vendet e tjera fqinje me krizën e refugjatëve ukrainas, por theksoi se deri më tani vendi i tij ka arritur të menaxhojë fluksin e refugjatëve nga Ukraina. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like