Policia në Shkupi gjobiti 155 shoferë, 23 për tejkalim të shpejtësisë

by admin
Spread the love

Sektori i Punëve të Brendshme të Shkupit dje (21.02.2024) ka vazhduar me kontrollet në zonën e komunikacionit.

Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 155 gjoba, nga të cilat 23 për vozitje mbi shpejtësinë e lejuar, 13 gjoba për vozitje pa patentë shofer, 8 gjoba për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, 10 sanksione për kalim në semafor të mbyllur – drita e kuqe.
“Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”.

MARKETING



You may also like