Policia ndalon autobusë që kryenin transport ndërkombëtar pa dokumente të rregullta

by admin
Spread the love




Nënpunës policorë në Stacioni policor për Kalimin kufitar Tabanoc dhe nga Sektori për krim tejkufitar Shkup pranë Qendrës Rajonale për Punë kufitare Veri, dje gjatë kontrollit kanë konstatuar se katër autobus dhe dy automjete të udhëtimit kanë kryer transport ndërkombëtar të udhëtarëve pa poseduar dokumentacion adekuat. Nga Inspektoriati Shtetëror për Transport janë shqiptuar sanksione për vozitës dhe automjetet.

“Gjatë kontrollit të një autobusi me targa të Gostivarit, drejtuar nga S.B.(43) nga Prilepi, autobusi me targa të Tetovës, drejtuar nga A.L. nga fshati Çellopek, autobusi me targa të Shkupit, drejtuar nga S.D.(63) nga Shkupi dhe S.T.(52) nga fshati Kosovrast i Epërm, Dibër, dhe autobusi me shenja nacionale të Danimarkës, drejtuar nga R.S.(42) dhe SH.I.(52), që të dy nga fshati Nerasht, Komuna e Tearcës, u konstatua se kanë kryer transport ndërkombëtar të udhëtarëve pa posedim të dokumentacionit adekuat”

Gjithashtu, gjatë kontrollit në automjetin e udhëtimit “mercedes” me targa të Strumicës, drejtuar nga B.M.(25) nga Strumica dhe automjetin e udhëtimit – furgon “Citroen” me targa të Shkupit, drejtuar nga B.M.(37) nga Shkupi u konstatua se kryejnë transport ndërkombëtar të udhëtarëve pa posedim të dokumentacionit adekuat. /SHENJA/


You may also like