Policia kapi dy të rinj nga Haraçina, të dënuar nga gjykata  

by admin
Spread the love

Njësitet policore sot në mëngjes në Haraçinë kanë ndaluar personat me inicialet A. Lj. (31) dhe A.S. (35), të dy nga ky fshat i Shkupit.

A.Lj. ishte dënuar me tetë vjet e gjashtë muaj burgim për veprën penale “kontrabandim me migrantë” nga neni 418 i Kodit Penal, dhe kërkohej me urdhër të Burgut të Idrizovës për arratisje nga burgu, ku duhej të ka vuajtur katër vjet e tre muaj nga dënimi, njoftoi MPB.

Ndërsa, A.S. ishte në kërkim me urdhër të gjykatës për vuajtje të dënimit me burg 10 muaj për veprën penale të “rrezikimit të sigurisë” nga neni 144 i Kodit Penal.

Personat janë dorëzuar në stacionin e Policisë Gazi Babë, më pas do të dërgohen për vuajtje të dënimit në qendrat kompetente, njoftoi MPB-ja. /SHENJA/

MARKETING



You may also like