Policia kap mega-laboratorin e kokainës me kapacitet ditor 200kg në Spanjë (fotot)

by admin
Spread the love

Mes 18 të arrestuarve në operacionin e sofistikuar përfshiheshin ‘kuzhinierë specialistë’ të kokainës nga Kolumbia dhe Meksika, thanë autoritetet.

Policia spanjolle ka çmontuar laboratorin më të madhe të kokainës që është parë ndonjëherë në Evropë, të ngritur në një impjant të sofistikuar e shumë-fuksional, ku grupe ekspertësh nga Kolumbia e Meksika punonin gjithë ditën për të prodhuar rreth 200kg kokainë çdo ditë.

Oficerë të policisë së Spanjës dhe Portugalisë në bashkëpunim me zyrtarët nga Kolumbia, gjithashtu sekuestruan 1,300kg kokainë në formë paste, dhe 151kg kokainë të përpunuar në mega-laboratorin në rajonin veriperëndimor të Galicia, teksa u bënë gjithashtu të tjera arrestime në Spanjë dhe ishullin Gran Canaria.

“Mega-laboratori në rajonin Pontevedra nuk ndalonte asnjëherë aktivitetin e tij, ku ‘kuzhinierët e kokainës’ punonin 24 orë në ditë për të transformuar dogën në formë paste në hidroklorid kokaine, të gatshëm për konsum”, tha sot ‘Policía Nacional’ në Spanjë.

“Organizata që tashmë është shkatërruar, punonte në mënyrë të sofistikuar me ndarje të sakta të detyrave dhe përdorim të pseudonimeve, automjeteve të hutimit, maskimit të anëtarëve si shoferë dhe përdorimit të protokolleve të sekrete të komunikimit”, thanë autoritetet.

Ata shtonin se hetimet e nisura në fund të vitit të shkuar kishin sjellë dyshime për grupin më bazë n Las Palmas, kryeqyteti i ishullit Gran Canaria, ku anëtart dyshoheshin për lidhje me trafikantët kolumbianë. Hetimet i çuan më pas autoritetet pranë kryeqytetit Madrid ku banda kishte ngritur qendrën laboratorike në Pontevedra.

“Lojtarët kryesorë ishin spanjollë, të cilët transportonin drogën nga Kolumbia drejt Pontevedra, për t’u përpunuar në laboratorin e ngritur nga spanjollët,” tha policia.

Zyrtarët thanë se laboratori ishte më i madhi i zbuluar deri tani në Evropë: “Ishte një shtëpi e madhe në Pontevedra, e ndarë nga të tjerat dhe e ndërtuar në një copë të madhe toke”.


Top Channel

You may also like