Policia hap rast dhe nis hetimet – Shqip

by admin
Spread the love

Pas shpërndarjes së disa fletushkave kërcënuese në veri të vendit ndaj kryeministrit të vendit Albin Kurti dhe Policisë së Kosovës, është hapur rast për incident kriminal “Nxitje e urrejtjes, përçarjes ose mos durimit kombëtar, fetar, racor, etnik”.

“Mitrovicë Veri 12.02.2024 – 21:40. Raportohet se persona të pa njohur nëpër hyrje të ndërtesave dhe rrugë të ndryshme kanë shpërndarë fletushka që lidhet me veprën e lartë cekur. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.

Fletushkat janë shpërndarë mbrëmë nga e një grup i quajtur “Mbrojtja Popullore”, përmbajtja e të cilave është nxitëse dhe inkurajon qytetarët serbë të mos binden ndaj Policisë së Kosovës.

Fletushkat përmbajnë një sërë udhëzimesh specifike për veprimet që duhet të ndërmerren nëse haset në forcat e rendit të Kosovës, të cilat grupi i referohet si “Policia e Kurtit”.

You may also like