Policia e arreston serbin me nofkën “Rusi”, i dyshuar për sulm ndaj KFOR-it

by admin
Spread the love

Policia e Kosovës ka arrestuar një serb mashkull, me inicialet N. O, me vendbanim në Mitrovicë të Veriut, i njohur me nofkën “Nemac” dhe “Rusi”. “Rusi”, sipas Policisë po dyshohet për sulm ndaj KFOR-it, me datë 29 qershor.

Njoftimi i Policisë:

Si rezultat i punës dhe hetimeve intensive të realizuara nga Policia e Kosovës, sot në orët e paradites është arrestuar i dyshuari mashkull serb N. O., me vendbanim në Mitrovicë Veri, i njohur me nofkat “Nemac” dhe “Rusi”, si i dyshuar për përfshirje në rast të sulmit dhe rrezikimit të personave nën mbrojtje ndërkombëtare – KFOR-it.

Arrestimi i tij dhe shoqërimi në stacion policor është kryer pas sigurimit të dëshmive, se i njëjti është përfshirë në sulm ndaj KFOR-it me datën 29 qershor 2023, ku si pasojë e sulmeve dhe dhunës së shfaqur dhjetëra pjesëtarë të KFOR-it kanë pësuar lëndime trupore. Të gjitha veprimet e mëtejme do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë.

Policia e Kosovës, do të vazhdojë angazhimin dhe përkushtimin e saj për ruajtje të rendit dhe sigurisë publike, për sundim të ligjit dhe sjelljen para organeve të drejtësisë së personave të dyshuar që bien në kundërshtim me rendin dhe ligjin.

MARKETING

UniConverter_20230519143422.gif



You may also like