Policia arreston tre persona për vjedhje

by admin
Spread the love

Gjatë ditës së sotme policia e rajonit të Çairit ka arrestuar 3 persona të dyshuar për grabitje në një bastore në rajonin e Shuto Orizarës. Personat në fjalë dyshohen për grabitjen që u raportua gjatë mbrëmjes së djeshme.
“Është privuar nga liria M.D.(35), R.K.(33) dhe A.I.(36), të gjithë nga Shkupi. Ata dyshohet se rreth orës 22:25 të datës 12.06.2023 në një lokal bastesh sportive në zonën e Shuto Orizarit, kanë marrë para nga kasa duke kërcënuar punonjësen. Gjatë bastisjes në shtëpinë e M.D., të kryer me vendim gjykate, janë gjetur dhe sekuestruar para, të cilat dyshohet se kanë origjinën nga vepra penale”, thonë nga MPB.

MARKETING



You may also like