Pochettino: Mënyra më e mirë për të mbrojtur rezultatin është të luajmë për fitore

by admin
Spread the love

Trajneri i PSG-së, Mauricio Pochettino, ka folur në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes së dytë në Champions League kundër Real Madridit. Ai e filloi fjalën e tij duke komentuar se si mund ta mbrojnë rezultatin1-0 në ndeshjen e parë.

“Mënyra më e mirë për të mbrojtur rezultatin është të luash për të fituar. E bëmë në Paris dhe duhet të përsërisim veten në Madrid. Do të jetë një lojë ndryshe, duhet shumë përqëndrim”.

PORTIERËT- “Nesër do të duhet të luajmë me një portier. Kam durim me mediat, sepse kam tetë muaj që po shpjegoj të njëjtën gjë. Jemi me fat që kemi dy portierë të mëdhenj, klubi dëshironte që t’i mbanim të dy. Ata janë të dy portierë të parë dhe nesër do të marrim një vendim. Njëri prej tyre do të zhgënjehet, por jemi të kënaqur me mënyrën se si e kemi trajtuar situatën deri tani”.

NDJESITË- “Unë shoh shumë negativitet. Ne gjithmonë mendojmë për gjërat pozitive, edhe pse e dimë se është një finale dhe nëse nuk fitojmë, nuk do të ketë një ndeshje tjetër të Champions League për ne.”

MBAPPE- “Ai është mirë. Ai kishte dhimbje menjëherë pasi mori goditjen, por pas disa orësh po ecte normalisht. Shpresojmë që nesër të mund të stërvitet dhe të luajë pa probleme”.

KUNDËRSHTARI- “Ne kemi përgjegjësinë të ruajmë avantazhin dhe e dimë se kemi luajtur vetëm një ndeshje. Ne përballemi me një klub që ka fituar 13 herë Champions League, ka një lidhje të thellë me këtë kompeticion. Ne do të luajmë lojën tonë. E dimë që do të jetë një lojë që do të kërkojë shumë përpjekje, por ne jemi të përgatitur, është një kompeticion që klubi dëshiron ta fitojë”. /oversport.tv

Foto: PSG – Paris Saint-Germain Facebook

You may also like