Pochettino: Mbappe? Rinovimi zgjedhja më e mirë për atë dhe klubin

by admin
Spread the love

Në konferencën për shtyp në prag të sfidës së radhës në kampionat kundër Clermont, trajneri i PSG-së, Mauricio Pochettino ka folur për rendimentin e Neymar si dhe të ardhmen e Mbappe.

“PSG e bleu Neymar për cilësitë e tij dhe besoj se të gjithë i kanë parë ato. Ai ka vuajtur nga disa dëmtime të ndryshme dhe ka punuar shumë që të rikthehet në fushë. Neymar ka nevojë për ritëm dhe vazhdimësi që të rigjejë formën optimale dhe vetëbesimin e duhur.

E ardhmja e Mbappe? Si trajner dua më të mirën për atë dhe klubin. Dhe më e mira për klubin dhe për Kylian është që të qëndrojë këtu. Nesër mungon Marquinhos dhe ai mund të jetë kapiten”, ka thënë mes të tjerash Pochettino. / Oversport.tv

Foto: Paris Saint-Germain Twitter

You may also like