Pochettino: Dëmtimet na kanë penalizuar, kundër Crystal Palace dua vetëm fitoren

by admin
Spread the love

Mauricio Pochettino dhe Chelsea shpresojnë të rikthehen te suksesi sonte në mbrëmje, në sfidën e javës së 19-të, atë përballë Crystal Palace.

Trajneri u shpreh se dëmtimet kanë ndikuar te ecuria e skuadrës, teksa konfirmoi mungesën e Enzo Fernandez.

“Enzo nuk do të jetë me ne në këtë takim, por ne shpresojmë se Moises Caicedo do të jetë në gjendje të luajë. Unë u premtoj të gjithë njerëzve që po punojmë kaq shumë dhe stafi mjekësor po punon vërtet shumë për t’i shmangur sadopak këto probleme. Futbolli i njeh këto situata dhe ne i kemi vuajtur shumë mungesat. Sonte kundër Crystal Palace shpresojmë të rikthehemi te suksesi, grupi është optimist, po ashtu edhe unë” – tha trajneri argjentinas.

Chelsea – Crystal Palace do të luhet sonte në orën 20:30 dhe transmetohet ekskluzivisht në DigitAlb/SuperSport3.


Top Channel

You may also like