Po vjen Juventusi, Vlahovic e Zakaria likuidojnë Hellas Verona

by admin
Spread the love

Juventusi ka likuiduar skuadrën e Hellas Verona me rezultatin e pastër 2-0 dhe ka marrë vendin e katërt në klasifikim, pasi Atalanta u mposht sot në shtëpi nga Cagliari.

Dusan Vlahovic bëri atë që të gjithë presin, debutoi me gol që në minutën e 13-të të ndeshjes me një parabolë. Sulmuesi serb kishte rrezikuar edhe më parë.

Bardhezinjtë janë cinikë tani dhe shënojnë, një problem që Allegri e ka vënë në dukje shpesh në pjesën e parë të sezonit. Me Vlahovic ka një lojtar goli në skuadër.

Debutim fantastik edhe për Denis Zakaria, mesfushori i blerë nga Borussia M’Gladbach, i cili nuk fali pas një pasimi perfekt të Morata. Mesfushori e çoi topin në rrjetë me një goditje diagonale dhe i mbylli llogaritë.

SERIE A – JAVA 24
Juventus-Hellas Verona 2-0
Shënues: Vlahovic 13′, Zakaria 61′

/ oversport.tv

You may also like