“Po ti çfarë bëje në fëmijëri? Luaja, luaja shumë” – bota.al

by admin
Spread the love

Duket si një periudhë e largët apo jo? Teksa sheh fëmijë me smartphone nëpër duar, të përqendruar nëekranët e celularëve, të distancuar nga bota që i rrethon, të duket një e shkuar e largët fëmijëria jote. Nuk kishte në atë kohë celularë, nuk kishte lojëra elektronike, nuk kishte as aplikacione për të zgjidhur detyrat e shtëpisë.

Ishim vetëm ne dhe bota që na rrethonte. Kishte ditë kur sapo ktheheshim nga shkolla, hanim shpejt drekën dhe dilnim të luanim me bashkëmoshatarët në lagje. Pastaj dëgjonim të bërtiturat e prindërve qëduhet të ktheheshim në shtëpi menjëherë për të përfunduar detyrat dhe e dinim se nuk mund tëkundërshtonim dot. Ama gjatë kohës që ishim jashtë, luanim, ngacmonim imagjinatën tonë për të shpikur lojëra dhe e pranonim humbjen, atëherë kur mposhteshim nga të tjerët.

Tani ndodh që të hasim nga fëmijët justifikime që nuk kanë bashkëmoshatarë në lagje, që nuk kanë vende për të luajtur e nuk kanë kohë, sepse në shkollë i ngarkojnë shumë. Janë të gjitha justifikime. Vende për tëluajtur ka, janë parqet pranë çdo lagjeje. Atje mund të gjejnë edhe plot fëmijë të tjerë bashkëmoshatarë. Sa i përket kohës, me siguri ju që jeni prindër e dini shumë mirë se sa të ngarkuar e kemi pasur ne sistemin arsimor, krahasuar me vështirësinë e tanishme.

Ndaj, nëse je prindi i një fëmije, kujdesu të mos “e kufizosh” imagjinatën e tij me një celular në dorë. Nëse nuk dëshiron që fëmija yt të rritet i mbyllur në vete, jepi mundësinë të luajë me miqtë. Gjej kohën për ta nxitur fëmijën tënd të dalë, të luajë në natyrë, të fitojë, të humbasë, të krijojë shoqëri. Fëmijëria është shumë më e bukur duke u përballur me të tjerë, me njerëz realë, në vend të pajisjeve elektronike.

You may also like