Po talleni apo çfarë? Pse po shoqërohen kryetarët e degëve të PD? Gazment Bardhi përplaset me policinë

by admin
Spread the love

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së në një deklaratë për mediat nga selia blu ka kundërshtuar shoqërimet në polici që po kryhen në PD. Sipas tij, po shoqërohen pa të drejtë në polici anëtaret e PD-së, kur nuk kanë kryer asnjë krim.

“Pse po ndalohen anëtarët e këshillit të PD, kryetarët e degëve në oborrin e partisë, dua të informoj median se juve nuk ju lanë. Çdo person që ka qenë brenda selisë qendrore ka kaluar një procedurë verifikimi regjistrimi nga ana e policisë së shtetit dhe prokurorisë, në procedurë kontrolli fizik. Pas kësaj kontroll të imtësishëm të selisë qendrore. Nuk kemi asgjë për të fshehur, në respekt të vullnetit i kemi lejuar të kontrollojnë edhe zyra, për çfarë duhet ky terror, pas terrorit të bandës së Berishës po kalojmë një terror tjetër. Policia e shtetit ka vetëm një detyrë, ata që ushtruan dhunë duhet të ishin në burg. Me ligj policia nuk hyn dot pa autorizim. Pas terrorit të Berishës demokratët do duhet të kalojnë edhe terrorin e Edi Ramës”, tha Bardhi.

Pjesë nga biseda:

Gazment Bardhi: Ju lutem shumë, unë vij këtu dhe ju pyes se kush janë shefat tuaj dhe ju më thoni të shkoj lart. Shkoj lart dhe ata më thonë të vij këtu. Mund të kem një përgjigjje?

Efektivi: Ju lutem shumë se kemi punën tonë

Gazment Bardhi: Jo ju nuk keni punën tuaj, kanë qenë në mbledhje, kanë qenë gazetarë dhe i keni shoqëruar, për çfarë akuzohen?

Efektivi: Është puna jonë zotëri, e di mirë ti se përse janë marrë dhe kush i mori

Gazment Bardhi: Jo unë nuk e di

Efektivi: Nuk ta japim këtë informacion, mirë vazhdo fil

Gazment Bardhi: Po kjo nuk është gjuhë e një punonjësi të shtetit, pse jeni ju në zyrën time të punë, çfarë po bëni këtu?

Efektivi: Mirë, mirë vazhdo.

Kujtojmë se 25 protestues dhe 8 persona që ndodheshin brenda selisë së Partisë Demokratike janë shoqëruar në polici për veprime të dhunshme.

You may also like