Po sillesh si rrugaç, muk është sjellja jote kjo

by admin
Spread the love

Armaldo Kllogjeri dhe Luiz Ejlli kanë pasur disa debate shumë të ashpra në shtëpinë e Big Brother VIP gjatë ditës së sotme dhe ditës së djeshme. Në një debat të ndodhur pak orë më parë, këngëtari e këshilloj Maestron mos të merret me të, pasi do të jetë një betejë e humbur për të.

Luizi i tha Armaldos se ai thjesht po ul imazhin e tij me ato debate dhe se po merret kot me të, dhe për këtë arsye e këshilloi të merret me dikë tjetër. Maestro i tha Luizit se ai do e ketë atë deri në fund brenda shtëpisë, duke shprehur bindjen se ai nuk do të eliminohet këtë të shtunë.

Ndërkaq, Luizi i tha se ai mund të qëndrojë sa të dojë, sepse nuk është ai pronari i shtëpisë, por e këshilloi që me të, mos të merret. Nga ana tjetër, Armaldo tha se Kristi ka më shumë shanse të dalë nga shtëpia, por Luizi tha se Kristi do qendroje dhe se banori që do të dalë këtë javë është Armaldo.

Luiz: Armaldo, këtë lojë ke zgjedhur ta luash si ushtar dhe të marrësh komanda. Dhe aktualisht që po flasim, ti ke marrë një urdhër dhe po e zbaton dhe ti po vlon nga inati. Je nën urdhra. Akoma s’ke dalë vetja. Në momentin që del vetvetja, ti shkel mbi atë çfarë ke bërë sot e 82 ditë. Dhe e di shume mirë.

Armaldo: Këtu do jem dhe do e shikosh

Luiz: Ketu s’do jesh mor burr. Ky është ndryshimi. Më beso. Po sillesh shumë keq, si rrugaç. Nuk është sjellja jote kjo, as të bësh presion, as të bësh cubin.

You may also like