Po shpëtonte ushtarët ukrainas, vritet mjekja, nënë e gjashtë fëmijëve

by admin
Spread the love

Një mjeke ushtarake e Ukrainës është vrarë në fushëbetejë derisa po kryente detyrën e saj, sipas zëvendësministres së Jashtme të Ukrainës, Emine Dzheppar.

Mediat e huaja kanë bërë me dije se mjekja Olga Semydyanova nënë e gjashtë fëmijëve ka humbur jetën në përplasjet e dhunshme me forcat ruse.

“Mjekja ushtarake Olga Semydyanova u vra teksa po shpëtonte jetën e ushtarëve ukrainas gjatë betejës me pushtuesit rusë. Ajo ishte nënë e 6 fëmijëve. I përjetshëm qoftë kujtimi për heroinën”, ka shkruar Dzheppar.

Ditë më parë, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, kishte thënë se rreth 1300 ushtarë ukrainas janë vrarë në 17 ditët e para të pushtimit rus.

Derisa, sipas të dhënave të fundit që ka publikuar Ministria e Jashtme e Ukrainës, 13,500 veta u vranë nga personeli rus në Ukrainë që nga nisja e agresionit.

Rruga Press

You may also like