Po përgatiteshin për dasmën, pesë vajza humbin jetën në një aksident me makinë

by admin
Spread the love

Pesë vajza të reja nga Minesota të cilat po përgatiteshin për dasmën e shoqes së tyre, kanë humbur jetën në një aksident.

Dasma e shoqes së tyre ishte të nesërmen dhe ato shkuan në një qendër tregtare për të bërë pazar.

Pesë vajzat e reja ishin duke u kthyer për në shtëpi të premten mbrëma, kur makina në të cilën ndodheshin u përplas me një makinë tjetër, ku të pesta u shpallën të vdekura në vendngjarje.

Pesë viktimat, të identifikuar të dielën janë Sabiriin Ali, 17 vjeç; Sahra Gesaade, 20 vjeç; Salma Abdikadir, 20 vjeç; Sagal Hersi, 19 vjeç; dhe Siham Adam, 19 vjeç.

Tre nga vajzat thuhet se ishin kushërira dhe një tjetër ishte shoqja e ngushtë e tyre. Një nga viktimat sapo kishte mbaruar shkollën e mesme, katër të tjerët ishin të gjithë në kolegj dhe jetonin në Minesota.

Anëtari i Këshillit Bashkiak të Minneapolis, Jamal Osman tha për gazetën se përplasja ishte aq e rëndë sa e shtyu automjetin e vajzave 50 metra larg. Sipas mediave të huaja edhe shoferi tjetër 27-vjeçar që u përplas me vajzat u plagos. Ai tentoi të arratisej në këmbë, por më pas u arrestua.

Thompson është djali i ish-përfaqësuesit të shtetit. John Thompson, i cili nuk ka dhënë asnjë deklaratë për mediat. Deri më tani janë mbledhur më shumë se 300 mijë dollarë për familjen e viktimave.

 


Top Channel

You may also like