Po ngjiste Malin e Bardhë, alpinisti izraelit rrëzohet për vdekje në Alpet Franceze

by admin
Spread the love

Një 55-vjeçar izraelit gjeti vdekjen në Alpet Franceze, pasi u rrëzua teksa po ngjitej në malin e famshëm ‘Mon Blanc’ së bashku me alpinistë të tjerë.

Aksidenti ndodhi mëngjesin e të martës në një një lartësi mbi 3000 metra. Anëtarët e ekipit të ngjitjes nuk ishin të lidhur me litar dhe 55-vjeçari nuk mbijetoi dot plagëve të marra.

Rrëzimet në rrugën më të njohur (Goûter) për ngjitjen në Malin e Bardhë në Francë nuk janë një fenomen i pazakontë. Në verën e vitit 2022, aksesi i alpinistëve në këtë rrugë u pezullua përkohësisht.

Në pjesën zvicerane të Alpeve, gjashtë alpinistë u rrëzuan për vdekje së fundmi brenda pak ditësh. Ata ishin tre zviceranë (19, 33 dhe 37 vjeç), një francez 26 vjeç, një holandez 36 vjeç dhe një gjermano-ukrainas 47 vjeç.


Top Channel

You may also like