Po humbasim botën arabe! – Shqip

by admin
Spread the love

Administrata e presidentit amerikan Joe Biden ka marrë paralajmërime të ashpra nga diplomatët amerikanë në botën arabe se mbështetja e saj e fortë për fushatën ushtarake shkatërruese dhe vdekjeprurëse të Izraelit në Gaza po humbet “publikun arab për një brez të tërë”.

Kështu thuhet në një kabllogram diplomatik që është parë nga CNN.

Aty nënvizohet shqetësimi i thellë i zyrtarëve amerikanë për zemërimin në rritje kundër SHBA-së që shpërtheu menjëherë pasi Izraeli nisi operacionet e tij kundër Hamasit, pas sulmit të 7 tetorit ndaj Izraelit.

“Ne po humbasim shumë në luftën e informacionit,” tha një kabllogram nga Ambasada e SHBA në Oman të mërkurën, duke përmendur bisedat me “një gamë të gjerë kontaktesh të besuara dhe të matura”.

Mbështetja e fortë amerikane për veprimet e Izraelit perceptohet, paralajmëron kabllogrami, “si faj material dhe moral për ato që ata i konsiderojnë krime të mundshme lufte”.

Kabllogrami i ambasadës u shkrua nga zyrtari i rangut të dytë amerikan në Muscat dhe iu dërgua, ndër të tjera, Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, CIA-s dhe FBI-së. Megjithëse është vetëm një telegram nga një ambasadë rajonale, ai ofron një pasqyrë të qartë mbi rritjen e ndjenjave anti-amerikane në Lindjen e Mesme. /tesheshi.com/

You may also like