“Po hiqet sikur është i rëndësishëm”, ish-futbollisti i United sulmon Sanchon: Nuk je CR7

by admin
Spread the love

Jadon Sancho vijon të mbetet jashtë skuadrës së Manchester United me sulmuesin që refuzon t’i kërkojë ndjesë trajnerit Erik ten Hag, të cilin e akuzoi pasi holandezi e la jashtë ekipi në ndeshjen me Arsenal.

Situata sa vjen dhe rëndohet më shumë me Sanchon që mendon edhe zgjidhjen ekstreme; të presë merkaton e janarit dhe të largohet përfundimisht nga United. Megjithatë, për ish-futbollistin e “Djajve të Kuq”, Dimitar Berbatov, Sancho është duke e tepruar me sjelljen e tij, aq më tepër kur sipas bullgarit, Sancho nuk është nga lojtarët më të rëndësishëm të United.

“Ndonjëherë mendoj se kur një futbollist heziton ta zgjidhë shpejt situatën e tij, kërkon të tregojë se është shumë i rëndësishëm për skuadrën. Por, nuk më duket ky rasti i Sanchos. Ai nuk është Cristiano Ronaldo, për të cilin të gjithë e dimë se çfarë arrritjesh ka pasur në karrierë. Unë isha pjesë e United kur Rooney pati një mosmarrëveshje me trajnerin, por i zgjidhën shumë shpejt gjërat.

Mendoj se Sancho po hiqet si i rëndësishëm, ai as nuk ka fituar shumë trofe me United. Mendoj se klubi mund ta largojë pa shumë problem atë. Sancho nuk ka treguar te United atë që shfaqi te Dortmund. Nëse kjo situatë zgjat edhe më shumë, mendoj se është më mirë që palët të ndahen përfundimisht”, u shpreh Berbatov.


Top Channel

You may also like