Po, e di nga burime të sigurta. Më kanë thënë…

by admin
Spread the love

Luiz Ejlli është pa dyshim kryefjala e çdo lajmi këtë të mërkurë. Rrëfimi i tij dy ditë më parë në shtëpinë e Big Brother VIP, se ai është i sëmurë dhe vuan nga një sëmundje e rrallë preku çdokënd, por në puntatën e mbrëmjes së martë, u zbulua se gjithçka ishte e pavërtetë, pasi këngëtari është në gjendje të mirë shëndetësore dhe gëzon shëndet të plotë.

Por, pavarësisht se ai mori përgjigjen e analizave dhe mjekja tha drejtëpërdrejtë në televizion se Luizi është mirë, sërish opinioni publik është ndarë në dy kampe, në ata që besojnë se Luizi është vërtetë i sëmurë, por produksioni nuk e tregon dhe në ata që mendojnë se këngëtari mashtron dhe e bëri këtë gjë vetëm për t’i fituar zemrën Kiarës.

Reagimet kanë qenë të shumta sot edhe nga personazhë të njohur të showbiz-it e një prej tyre që mbështet idenë se Luizi është vërtetë i sëmurë është ish-konkurrentja e Big Brother 5, Genta Gjalpi. Në një video të publikuar më Instastory, ajo shprehet se burime të sigurta pranë saj tregojnë se ai është i sëmurë.

“Luizi është i sëmurë dhe unë e di nga burime shumë të sigurta. Ma kanë thënë para, por nuk e besoja. E besoj që është i sëmurë. Por ishte gabim mënyra si e bëri, por është i sëmurë”, shprehet Genta Gjalpi në postimin e saj në Instastory.

You may also like